shba pezullon ndermjetesimin per paqen ukraine rusi 6a118fa5e175e

SHBA pezullon ndërmjetësimin për paqen Ukrainë-Rusi

May 23, 2026
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar përkohësisht angazhimin e tyre në përpjekjet për ndërmjetësim mes Ukrainës dhe Rusisë, pasi nuk është arritur përparim në procesin diplomatik për përfundimin e luftës.



Deklarata u bë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili tha se Uashingtoni ka qenë ndër të paktat palë që ka pasur kontakte të drejtpërdrejta si me Moskën ashtu edhe me Kievin.

“Ne ishim të vetmit me të cilët si rusët ashtu edhe ukrainasit ishin të gatshëm të flisnin, prandaj u përfshimë. Fatkeqësisht, kjo nuk solli rezultate. Ky është realiteti”, u shpreh Rubio.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara do të rikthehen në procesin e negociatave vetëm nëse ndryshojnë rrethanat dhe dinamika e bisedimeve mes palëve ndërluftuese.

Nëse dikush tjetër dëshiron ta marrë përsipër këtë proces, urdhëroni me kënaqësi”, shtoi ai, duke lënë të kuptohet se Uashingtoni është i hapur që ndërmjetësimi të kalojë te aktorë të tjerë ndërkombëtarë.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

u shuan ne lule te rinise dalin fotot e tre te rinjve qe vdiqen ne aksidentin ne qarkoren e shkupit 6a117dadd2e62
Lajmi i mëparshëm

U shuan në lule të rinisë, dalin fotot e tre të rinjve që vdiqën në aksidentin në Qarkoren e Shkupit

i dehur kalon ne te kuqen i merret vetura nga policia e gostivarit 6a1199ccca456
Lajmi i radhës

I dehur kalon në të kuqen, i merret vetura nga policia e Gostivarit

Të fundit nga

ShkoLartë