shba pergatit sanksione ndaj gjykates penale nderkombetare pas urdher arrestit per netanyahun 6ab03994f0ed3

SHBA përgatit sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare pas urdhër-arrestit për Netanyahun

September 20, 2026
1 minut lexim

Administrata e presidentit Donald Trump po përgatitet të vendosë sanksione të gjera ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), sipas një raportimi të “Wall Street Journal”, që citon zyrtarë amerikanë dhe dokumente të shqyrtuara nga gazeta.

Masat e propozuara do të ndalonin shumicën e transaksioneve me ICC-në pas një periudhe tranzitore prej gjashtë deri në shtatë muaj. Sipas WSJ-së, kufizimet mund t’i vështirësonin ndjeshëm veprimtarinë gjykatës, përfshirë përdorimin e dollarit amerikan dhe aksesin në pjesë të sistemit financiar ndërkombëtar.

Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar dhe nuk është bërë një njoftim zyrtar. Disa zyrtarë amerikanë i thanë WSJ-së se masat mund të finalizohen gjatë javës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ose në ditët pas saj.

Përplasja mes Uashingtonit dhe ICC-së u thellua pasi gjykata lëshoi në vitin 2024 urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, lidhur me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Netanyahu dhe Gallant i kanë mohuar akuzat.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka kritikuar ashpër ICC-në dhe ka argumentuar se veprimet e saj ndaj zyrtarëve të vendeve që nuk janë anëtare të gjykatës përbëjnë kërcënim për sovranitetin amerikan. SHBA-ja dhe Izraeli nuk janë shtete palë të Statutit të Romës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ju erdhi fundi marshimi i protestes se 113 te kunder qeverise qytetaret thirrje rama nburg berisha nburg 6ab0393248a69
Lajmi i mëparshëm

“Ju erdhi fundi!”- Marshimi i protestës së 113-të kundër qeverisë, qytetarët thirrje: Rama n’burg, Berisha n’burg!

kam qare 80 per qind te kohes ana ejupi flet per veshtiresite ne fillim te shtatzenise 6ab03a5d16e4c
Lajmi i radhës

“Kam qarë 80 për qind të kohës”, Ana Ejupi flet për vështirësitë në fillim të shtatzënisë

Të fundit nga

ShkoLartë