shba paralajmeron qytetaret qe te shmangin bjellorusine 61f997bb74e5a

SHBA paralajmëron qytetarët që të shmangin Bjellorusinë

February 1, 2022
1 minut lexim

Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar udhëtarët amerikanë që të shmangin Bjellorusinë, për shkak të, siç ka thënë, tensioneve përgjatë kufirit të Bjellorusisë me Ukrainën.

Paralajmërimi vjen pas rritjes së shqetësimeve globale se Rusia mund të jetë gati për të pushtuar Ukrainën fqinje.

Moska, tash e sa javë, ka grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa në zonat kufitare, duke përfshirë Bjellorusinë, e cila ndan kufirin edhe me Rusinë, edhe me Ukrainën.

“Për shkak të rritjes së aktivitetit ushtarak rus pranë kufirit me Ukrainën, qytetarët amerikanë që mendojnë të udhëtojnë në Bjellorusi, duhet të jenë të vetëdijshëm se situata është e paparashikueshme dhe se ka tensione të shtuara në rajon”, thuhet në paralajmërimin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Sipas tij, mundësia e Qeverisë amerikane për të ofruar shërbime rutinore ose emergjente për qytetarët amerikanë në Bjellorusi, është e kufizuar, për shkak të kufizimeve që Qeveria bjelloruse ka vënë tashmë mbi personelin e Ambasadës amerikane në Minsk.

“Duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e shtuar të situatës, qytetarët amerikanë këshillohen fuqimisht që të mos udhëtojnë në Bjellorusi”, thuhet në paralajmërim.

Sipas informacioneve të inteligjencës perëndimore, Rusia i ka vendosur trupat në kufi në distancë sulmi.

Rusia mohon se po planifikon ta sulmojë Ukrainën dhe ka paraqitur një sërë kërkesash për SHBA-në dhe NATO-n.

Mes tjerash, Kremlini ka kërkuar garanci nga NATO-ja se do të ndalojë zgjerimin drejt lindjes dhe nuk do të pranojë në radhët e saj vendet ish-sovjetike, përfshirë Ukrainën.

SHBA-ja dhe NATO-ja i kanë hedhur poshtë këto kërkesa, por kanë ofruar rrugë diplomatike për zgjidhjen e krizës./REL

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

d180d0b5d188d0b5d0bdd0b8d198d0b0d182d0b0 d0b7d0b0 d0b8d0b7d0bed0bbd0b0d186d0b8d198d0b0 d19cd0b5 d181d0b5 d0bed0b1d198d0b0d0b2d183d0b2 61f996c7a3ce3
Story i mëparshëm

Решенијата за изолација ќе се објавуваат на сајтот на ДСЗИ

jovanoviq rritja e pages minimale rrit produktivitetin e punetoreve dhe firmave 61f99bee94126
Story i radhës

Jovanoviq: Rritja e pagës minimale rrit produktivitetin e punëtorëve dhe firmave

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë