Grumbullimi i personelit ushtarak të Rusisë që kërcënon Ukrainën ndoshta arrin në 190 mijë trupa, ka thënë ambasadori i ShBA në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
“Ne vlerësojmë se Rusia ka të ngjarë të ketë grumbulluar midis 169,000-190,000 personel në dhe afër Ukrainës në krahasim me rreth 100,000 më 30 janar,” tha Michael Carpenter në një takim të OSBE-së mbi krizën në Ukrainë.
Aty Rusia nuk mori pjesë, duke iu referuar zonave kufitare dhe Gadishulli i Krimesë i aneksuar nga Moska, shkruan Aljazeera.
“Ky është mobilizimi më i rëndësishëm ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore” thotë mes tjerash ai.