shba njoftime shume te besueshme per sulme te qellimshme ndaj civileve ne ukraine 6224f96104e12

SHBA: Njoftime shumë të besueshme për sulme të qëllimshme ndaj civilëve në Ukrainë

March 6, 2022
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara thonë se kanë parë informacione shumë të besueshme për sulme të qëllimshme ndaj civilëve, tha të dielën Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, duke shtuar se Uashingtoni po i dokumentonte këto njoftime për të mbështetur organizatat e duhura me hetimet mbi krime të mundshme lufte. Komentet zoti Blinken i bëri gjatë një interviste për rrjetin televiziv CNN.

Të premten Ambasada amerikane në Ukrainë shkruante në një postim në Twitter se sulmi ndaj një centrali bërthamor është një krim lufte kjo pasi forcat ruse kapën centralin më të madh bërthamor në Evropë duke shkaktuar alarm global.

Departamenti i Shtetit u dërgoi një mesazh të gjitha ambasadave amerikane në Evropë duke u thënë atyre që të mos ripostojnë komentin në Twitter të ambasadës.

Zoti Blinken nuk foli rreth këtij postimi dhe Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentojë nëse ai pasqyronte qëndrimin e përgjithshëm të qeverisë së SHBA-së mbi këtë çështje.

Rusia, e cila mohon të ketë sulmuar zonat civile, e quan fushatën e nisur më 24 shkurt një “operacion special ushtarak”, duke thënë se nuk ka plane për të pushtuar Ukrainën.

Agresioni i Rusisë, që ka hyrë në ditën e tij të 11-të të tij ka detyruar sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara largimin nga Ukraina të më shumë se 1.5 milionë njerëzve./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

leonora jakupi pas gati rreth 10 vitesh ndahet nga biznesmeni si mori fund lidhja me babain e 2 femijeve 6224f95dc3500
Story i mëparshëm

Leonora Jakupi pas gati rreth 10 vitesh, ndahet nga biznesmeni! Si mori fund lidhja me babain e 2 fëmijëve

renkimet vuajtjet dhimbjet dhe lotet e popullit qe nuk i degjon dhe qe nuk i sheron askush 6224f98bb3f59
Story i radhës

Rënkimet, vuajtjet, dhimbjet dhe lotët e popullit, që nuk i dëgjon dhe që nuk i shëron askush..!?

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë