Departamenti i Shtetit Amerikan ka vendosur për ngrirjen e vizave për emigrantë për Maqedoninë e Veriut dhe mbi 70 shtete të tjera. Një dokument i Departamentit të Shtetit, siguruar fillimisht nga “Fox News Digital”, urdhëron zyrtarët konsullorë që të refuzojnë vizat, ndërsa departamenti rishikon procedurat e kontrollit dhe verifikimit, përcjell PressOnline.al
Veç Maqedonisë së Veriut, mes shteteve të tjera të përfshira janë Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Somalia, Rusia, Afganistani, etj. Në listën e plotë të publikuar nga “Fox News Digital” nuk figuron Serbia.
Pezullimi do të nisë më 21 janar dhe do të vazhdojë pa afat të caktuar, deri sa departamenti të përfundojë një rishqyrtim të procesit të lëshimit të vizave.
Kjo është një përpjekje e Administratës së Presidentit, Donald Trump, për të goditur aplikantët që konsiderohen si persona që rrezikojnë të bëhen barrë për shtetin.



