Qeveria amerikane ka ndarë 23 milionë dollarë shtesë për pajisjen dhe modernizimin e Ushtrisë së Malit të Zi, si një vend që ndan vlera të përbashkëta me SHBA-në, tha sot ministri i Mbrojtjes Rashko Konjeviq.
Në një prononcim për portalin CdM të Podgoricës, Konjeviq tha se këto para janë pjesë e një kësti të ri prej 2.2 miliardë dollarësh, të cilin SHBA-ja ka vendosur të ndihmojë Ukrainën dhe vendet e tjera që mund të kërcënohen nga .
Sipas tij, 23 milionë dollarët e marra do të ndahen për modernizimin dhe pajisjen e Ushtrisë së Malit të Zi, duke përmbushur objektivat e kapaciteteve të NATO-s, si dhe për forcimin e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes kibernetike.
Ai vuri në dukje se në tremujorin e dytë të këtij viti, Ushtria e Malit të Zi ka marrë 4.9 milionë euro nga SHBA-të për modernizimin e saj.
“Kjo ndihmë dërgon një mesazh të qartë për qytetarët se mund të kenë besim te ushtria dhe të mbështeten tek ajo. Ushtria e Malit të Zi do të jetë gjithmonë një mbështetje për qytetarët dhe një shtyllë mbi të cilën mbështetet shteti i Malit të Zi”, ka përfunduar Konjeviq.