SHBA ndalon shitjen dhe importin e pajisjeve nga pesë kompani Kineze

November 28, 2022
1 minut lexim

SHBA ka dëbuar shitjen dhe importin e pajisjeve të reja të komunikimit nga pesë kompani Kineze përfshirë Huawei dhe ZTE.

Kompanitë të tjera janë Hikvision, Dahua dhe Hytera të cilët prodhojnë pajisje të mbikëqyrjes video dhe sistemeve radio dy drejtimesh.

Është hera e parë që autoritetet rregullatorë Amerikane ndërmarrin një lëvizje të tillë për arsye sigurie. Hikvision tha se produktet e saj nuk përfaqësojnë kërcënim për sigurinë e SHBA.

Tha se vendimi nuk bën asgjë për mbrojtjen e Amerikës veçse dëm për bizneset e vogla, autoritetet lokale, shkollat dhe konsumatorët individualë që duan të mbrojnë vetveten, shtëpitë, bizneset dhe pronat e tyre.

Huawei dhe kompanitë e tjera kanë thënë më herët se nuk japin informacion qeverisë Kineze.

Anëtarët e Komisionit Federal të Komunikimeve votuan në mënyrë unanime ditën e Premte në favor të vendimit.

Duke qenë se vendimi nuk ka fuqi prapavepruese, kompanitë mund të vazhdojnë shitjen e produkteve që janë aprovuar më herë në SHBA.

Kufizimet janë më të fundit që SHBA-ja vendos ndaj kompanive Kineze të teknologjisë. Nën administratën Obama u morën veprime për të kufizuar aksesin e firmave Kineze të telekomunikacionit. Gjatë presidencës së Trump vazhdoi i njëjti qëndrim po ashtu edhe nën drejtimin e Presidentit Biden.

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

28 Nëntori i shqiptarëve, që nga ngritja e flamurit nga Gjergj Kastrioti, te ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

Story i radhës

Vdes një 12 vjeçar nga të shtënat në Atlanta, pesë persona plagosen

Të fundit nga

Gënjeshtra, dobësi apo aftësi?

A mund të na çojë një gënjeshtër e bardhë në rrugën e një mashtrimi më të madh? Pasi themi një gënjeshtër, çfarë mund të na ndalojë për të  gënjyer? Pse ndonjëherë mendojmë
ShkoLartë