SHBA ndalon çdo eksport drejt Huawei

Qeveria Amerikane ka ndërprerë dhënien e licencave për firma Amerikane të cilët duan të eksportojnë mjete tek gjiganti Kinez i teknologjisë Huawei sipas raportimeve.

Lajmi vjen ndërsa administrata Biden vijon të shtrëngojë masat mbi eksportimet e teknologjisë Amerikane në Kinë.

Uashingtoni më herët ka akuzuar Huawei si kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe për lidhje të afërta me Partinë Komuniste Kineze.

Kompania dhe qeveria Kineze në mënyrë të vazhdueshme kanë refuzuar akuzat.

Departamenti Amerikan i Tregtisë ka njoftuar disa kompani Amerikane se nuk do të lëshojë më licenca eksporti të teknologjisë Amerikane tek Huawei raportoi Financial Times.

Lëvizja ndodh në një kohë kur Uashingtoni po shkon drejt një ndërprerje totale të shitjes së teknologjisë Amerikane tek gjiganti Kinez i telekomunikacionit.

Administrata Biden vijoi të shtrëngonte masat kundrejt Huawei ndërsa tensionet politike mes Uashingtoni dhe Pekinit kanë filluar të përshkallëzohen lidhur me Tajvanin, vendi ishullor ku pjesa më e madhe e çipeve prodhohen.

Për vite me radhë kompania me seli në Shenzen, është përballur me kufizime eksporti në SHBA nga pajisjet e telekomunakacionit tek inteligjenca artificiale.

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përplasen dy tanke gjatë stërvitjes, lëndohen 12 ushtarë në Gjermani

Story i radhës

Ziyech “i zhgënjyer” nga Chelsea!

Të fundit nga