SHBA me sanksione ndaj kompanive prodhuese dhe transferuese të dronëve iranianë në Rusi

min lexim

Departamenti Amerikan i Thesarit zbuloi të martën sanksione shtesë ndaj subjekteve të përfshira në prodhimin dhe transferimin e dronëve iranianë në Rusi.

Sanksionet synojnë disa kompani të lidhura me aviacionin dhe dy individë – Abbas Djuma dhe Tigran Khristoforovich Srabionov – të cilët lehtësuan “blerjen e UAV-ve nga Irani” nga mercenari rus Wagner Group, sipas departamentit, shkruan CNN, transmeton, klankosova.tv.

”Siç e kemi treguar në mënyrë të përsëritur, Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të sanksionojnë njerëzit dhe kompanitë, pavarësisht se ku ndodhen, që mbështesin pushtimin e pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia”, tha në një deklaratë sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.

Muajin e kaluar, SHBA sanksionoi një ofrues të transportit ajror për përfshirjen e tij në dërgimin e dronëve iranianë në Rusi. Drone të tillë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në konfliktin në Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin e saj në fund të shkurtit

Rusia ka nisur një seri sulmesh me dron në të gjithë Ukrainën javët e fundit, duke goditur infrastrukturën jetësore civile dhe duke mbjellë terror në qytetet ukrainase larg vijës së parë të luftës.

Ndërkohë që zyrtarët iranianë mohuan për muaj të tërë furnizimin e Rusisë me ndonjë armë për përdorim në Ukrainë, qeveria e Iranit pranoi këtë muaj se kishte dërguar një numër të kufizuar dronësh në Rusi në muajt para fillimit të pushtimit të saj në Ukrainë.

Zyrtarët nga një vend perëndimor që monitoron nga afër programin e armëve të Iranit i thanë gjithashtu CNN në fillim të këtij muaji se Irani po përgatitet të dërgojë më shumë drone sulmuese, së bashku me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, në Rusi për t’i përdorur në përpjekjet e saj të luftës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Agresioni rus/ Ish-ministri i Mbrojtjes tregon kur mund të aktivizohet neni 5 i NATO-s: Edhe Shqipëria mbrohet nga ky nen, por…

Story i radhës

Kjo këngëtare është artistja më e nominuar në historinë e Grammy: E gjeni dot cila?

Të fundit nga