SHBA me plan të ri për parandalimin e emigracionit të paligjshëm

December 16, 2022
1 minut lexim

Departamenti i Sigurisë së Brendshme të SHBA-së ka ndarë dokumentin i cili përfshin përgatitjet për shfuqizimin e ligjit që përshpejton procesin e dëbimit të emigrantëve të paligjshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në faqen e internetit të Departamentit janë renditur në formën e pikave praktikat që do të zëvendësojnë ligjin e emërtuar “Title 42” që hyri në fuqi në periudhën e ish-presidentit Donald Trump dhe i cili planifikohet të hiqet javën e ardhshme.

Sipas dokumentit të ndarë nga Departamenti, pas praktikës që do të përfundojë më 21 dhjetor për pengimin e hyrjeve të paligjshme në vend do të aplikohen rrugë të tilla si rritja e personelit, transportit, mbështetjes mjekësore dhe të komplekseve për rritjen e efikasitetit në proceset kufitare si dhe shtrëngimin e praktikave si paraburgimet dhe ndjekjet penale.

Departamenti i Sigurisë së Brendshme për të parandaluar hyrjet ilegale do të përqendrohet në aktivitete të tilla si rritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në rajon, në forcimin e luftës kudër trafikantëve të drogës dhe qenieve njerëzore si dhe do të bashkëpunojë me partnerët federalë dhe ndërkombëtarë.

Sekretari i Sigurisë së Brendshme, Alejandro Mayorkas në deklaratën e tij më 13 dhjetor tha: “Të flas hapur. Me apo pa ‘Title 42’, ata që nuk mund të formojnë bazë ligjore për të qëndruar në SHBA do të dëbohen nga vendi”.

Përderisa administrata e Bidenit po përgatitet të shfuqizojë që nga 21 dhjetori ligjin e emërtuar “Title 42” që hyri në fuqi me arsyen e pandemisë së COVID-19 në periudhën e Trumpit për përshpejtimin e procesit për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm, Departamenti i Sigurisë së Brendshme muajin e kaluar tha se pas përfundimit të praktikës nga kufiri i Meksikës mund të tentojnë kalimin nga 9 mijë deri në 14 mijë persona në ditë.

Gjykatësi rajonal në SHBA, Emmet Sullivan në muajin nëntor pretendoi se praktika kufitare e periudhës së Trumpit është “arbitrare dhe kapriçoze” dhe dha vendimin se duhet të shfuqizohet.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sulmohet me bombë autobusi i policisë në Turqi

Story i radhës

Vdekjet e punëtorëve në Katar, Infantino: Shifrat nuk janë reale

Të fundit nga

Gënjeshtra, dobësi apo aftësi?

A mund të na çojë një gënjeshtër e bardhë në rrugën e një mashtrimi më të madh? Pasi themi një gënjeshtër, çfarë mund të na ndalojë për të  gënjyer? Pse ndonjëherë mendojmë
ShkoLartë