SHBA, McCarthy zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në raundin e 15-të të votimit

Duke kapërcyer pengesat nga radhët e disa anëtarëve të partisë së tij, udhëheqësi Republikan Kevin McCarthy u zgjodh kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së në një raund historik të 15-të të votimit sot në orët e para, në atë që shkoi në histori si gara më e gjatë në 164 vjet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Atij i mungoi vetëm një votë në votimin e 14-të, por në raundin e 15-të dhe të fundit rezultati ishte 216-212. Demokratët votuan për liderin e tyre Hakeem Jeffries.

Në një postim në Twitter pas rezultatit, McCarthy tha: “Shpresoj që një gjë të jetë e qartë pas kësaj jave: Unë kurrë nuk do të dorëzohem. Dhe nuk do të dorëzohem kurrë për ju, për popullin amerikan”.

Nancy Pelosi, ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, pritet t’ia dorëzojë foltoren McCarthy-t të hënën.





Story i mëparshëm

Holandë, afro 5 tonë kokainë të sekuestruara brenda një jave në Portin e Roterdamit

Story i radhës

Turku i kërkuar për trafik droge kapet në Morinë

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez