SHBA mbetet e përkushtuar ndaj politikës së dyerve të hapura të NATO-s

min lexim

Komandanti i Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerali Christopher Cavoli, tha se vendi i tij mbetet i përkushtuar ndaj politikës së dyerve të hapura të NATO-s, raporton Anadolu.

Cavoli po qëndron në Maqedoninë e Veriut, e cila si kryesuese e iniciativës “Karta e Adriatikut (A-5)”, sot ishte nikoqire e Konferencës së 26-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrive të vendeve anëtare të kësaj iniciative.

Në konferencën e përbashkët për media me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Maqedonisë së Veriut, gjenerallejtënant-kolonelin Vasko Gjurçinovski, Cavoli falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, duke thënë se ishte një konferencë tjetër produktive për Kartën e Adriatikut.

Cavoli tha se vendet anëtare të Kartës së Adriatikut: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, së bashku me shtetet vëzhguese Kosova dhe Sllovenia, u mblodhën në konferencën vjetore për të vazhduar dialogun për bashkëpunimin në fushën e sigurisë.

“Ne diskutuam çështje të rëndësishme rajonale si siguria kibernetike e zgjeruar, ndërveprimi i shtuar dhe pjesëmarrja në operacione, misione dhe stërvitje shumëkombëshe. Këto janë kohë historike në Evropë. Agresioni rus dhe grupet terroriste vazhdojnë të përbëjnë kërcënimet kryesore për aleancën e NATO-s. Për t’i luftuar këto dhe kërcënimet e tjera, anëtarët dhe vëzhguesit e kësaj Karte janë zotuar për pjesëmarrje të vazhdueshme në trajnime dhe operacione paqeruajtëse me aleatët dhe partnerët”, tha Cavoli.

Ai shtoi se që nga krijimi i saj dy dekada më parë, Karta e Adriatikut ka qenë e suksesshme në ofrimin e ndihmës për vendet e Evropës Juglindore në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.

“Përgjatë historisë 20-vjeçare të Kartës, ne vazhdojmë të demonstrojmë se bashkëpunimi përmirëson mbrojtjen e çdo kombi dhe sigurinë kolektive rajonale për të gjithë. Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet kombëtare për reforma dhe përpjekjet për modernizimin e mbrojtjes për të përmbushur kërkesat e anëtarësimit në NATO dhe ne ripohojmë përkushtimin tonë ndaj politikës së dyerve të hapura të NATO-s në nenin 10 të Traktatit të Washington-it”, tha Cavoli.

Gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski në fjalën e tij falënderoi gjeneralin Cavoli, duke shtuar se “SHBA-ja ishte, është dhe do të mbetet aleati ynë më i rëndësishëm strategjik në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, forcat e armatosura”.

“Gjatë ditës, si pjesëmarrës të Kartës, Shtetet e Bashkuara, ne dhe anëtarët e përhershëm: Mali i Zi, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria, shkëmbyem informacione dhe të dhëna për paqen, sigurinë, prosperitetin e rajonit dhe të gjitha format e mundshme të bashkëpunim që na presim në periudhën e ardhshme”, tha Gjurçinovski.

Shefat e Shtabit të ushtrive të vendeve anëtare të iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut (A-5) nënshkruan gjithashtu një deklaratë të përbashkët që konfirmon angazhimin për të forcuar më tej marrëdhëniet dhe për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin ushtarak me qëllim mbështetjen dhe forcimin e sigurisë rajonale.





Story i mëparshëm

BE: Do të vazhdojmë të mbështesim Türkiyen për çështjen e migracionit

Story i radhës

Ballkani fiton në Lipjan

Të fundit nga