SHBA mbështetje 280 miliardë dollarë për prodhuesit e çipeve

1 minut lexim

Presidenti Amerikan Joe Biden ka nënshkruar një ligj të ri duke garantuar 280 miliardë dollarë mbështetje për prodhimin e teknologjive të fundit dhe kërkimeve shkencore nisur nga frika se SHBA-ja mund të humbasë avantazhin teknologjik përballë Kinës.

Investimi janë ulje taksash për kompanitë që prodhojnë çipet kompjuterike në SHBA. Grupet e biznesit prej kohësh kanë kërkuar mbështetje nga qeveria duke cituar nevojën për të reduktuar varësinë ndaj Kinës.

Një krizë globale e mikroçipeve i ka dhënë jehonë thirrjeve të tyre. Senatorët Demokratë e quajtën një moment kyç që do të sigurojë lidershipin e Amerikës dhe mirëqenien në shekullin e ardhshëm.

SHBA-ja prodhon afro 10% të çipeve të cilët janë shumë të rëndësishëm për makinat deri tek telefonët celular. Në 1990-ën 40% e çipeve në botë prodhoheshin në SHBA.

Vendi nuk është i vetmi që ka marrë një iniciativë të tillë. Evropa miratoi paketën 40 miliardë dollarëshe për prodhimin e çipeve kompjuterike në kontinent. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​“Kino Pishina” një argëtim më shumë në Tiranë

Story i radhës

Lewandowski kërkon një favor

Të fundit nga