SHBA: Kufiri i çmimit të naftës ruse do të godasë Putinin

December 3, 2022
1 minut lexim

Një kufizim i ri në çmimin e naftës ruse do të “presë menjëherë burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të Putinit”, bënë të ditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen deklaroi se kufiri, i cili u miratua zyrtarisht nga aleatët perëndimorë të premten erdhi pas muajsh pune të vështirë.

Kufiri i ndalon vendet të paguajnë më shumë se 60 dollarë (48 £) për fuçi për eksportet e naftës së papërpunuar ruse nga deti.

Ai do të hyjë në fuqi më 5 dhjetor ose menjëherë.

Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që janë ndikuar shumë nga çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve do të përfitojnë veçanërisht nga kufiri, u shpreh Yellen.

Ajo tha se gjithashtu do të kufizojë më tej financat e presidentit rus, Vladimir Putin dhe “kufizojë të ardhurat që ai po përdor për të financuar pushtimin e tij brutal”, duke shmangur ndërprerjen e furnizimeve globale që mund të çojnë në rritje çmimet e naftës në mbarë botën, shkruan BBC, përcjell KosovaPress

“Me ekonominë e Rusisë tashmë në tkurrje dhe buxhetin e saj gjithnjë e më të zbehtë, kufiri i çmimit do të ulë menjëherë burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të Putinit”, citohet se u shpreh Yellen.

Kufiri i çmimit është vendosur në shtator nga grupi i vendeve të G7 (SHBA, Kanada, Britani e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe BE) në një përpjekje për të goditur Moskën.

Bashkimi Evropian miratoi kufirin e çmimit – i cili kishte nevojë për marrëveshjen e të gjitha vendeve anëtare, të premten, pasi e bindi Poloninë ta mbështeste atë.

Polonia njoftoi për mbështetje pasi u sigurua se kufiri do të mbahej në 5% më të ulët se norma e tregut.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Tërboi” serbët me fanellën e “Jasharit” pas ndeshjes, reagon Granit Xhaka

Story i radhës

FIFA mund ta hetojë, Xhaka rrezikon ndeshjen me Portugalinë

Të fundit nga

Lamborghini nuk heq dorë nga veturat elektrike

Lamborghini nuk e ka ndërmend të ndryshojë planet e elektrifikimit, pavarësisht se markat e tjera luksoze kanë tërhequr premtimet e tyre të mëparshme si përgjigje ndaj një ngadalësimi global në tregun e
ShkoLartë