SHBA konfirmon se municionet e konfiskuara nga Irani janë dërguar në Ukrainë

SHBA-ja konfirmoi se 1.1 milion plumba të konfiskuar nga Irani janë dërguar në Ukrainë, transmeton Anadolu.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre në një konferencë për media tha se SHBA-ja në dhjetor konfiskoi 1.1 milion plumba të cilët mendohet se Irani i dërgoi për milicët Huthi në Jemen duke shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ajo konfirmoi se këto municione i janë dhënë Ukrainës.

“Forcat detare të Komandës Qendrore të SHBA-së, konfiskuan këto municione të cilët shkonin për grupet militante në Jemen nga Garda Revolucionare e Iranit duke shkelur ligjin ndërkombëtar”, tha Jean-Pierre.

“Ky veprim i Iranit është shkelje e rezolutës numër 2216 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa për të mbështetur luftën e Ukrainës për liri kundër tiranisë dhe për të penguar aktivitetet destabilizuese të Iranit në rajon dhe më gjerë”, tha Jean-Pierre.

Ajo potencoi se ndihma me municione për Ukrainën është dëshmi se SHBA-ja qëndron pas premtimit të saj se ajo ka dhënë për këtë çështje.

Në një deklaratë nga Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) thuhet se në dhjetor 1.1 milion plumba që u zbulua se po dërgoheshin nga Irani në Jemen, u konfiskuan në një anije druri me vela dhe se plumbat 7.62 milimetra u “transferuan në Ukrainë”.

CENTCOM tha se SHBA-ja fitoi pronësinë e municioneve me vendimin e konfiskimit të Departamentit të Drejtësisë më 20 korrik.





Story i mëparshëm

Folësit kyç ndërkombëtarë të AllWeb premtojnë një eksperincë totalisht ndryshe të fokusuar në tendencat më të reja të GenAI

Story i radhës

Sekuestrohet edhe një kallashnikov në Manzë, arrestohet 54-vjeçari

Të fundit nga

Keqardhja e milanistit

Tijjani Reijnders ishte një nga afrimet e shumta të Milanit gjatë verës së kaluar. Mesfushori holandez