SHBA kërkon dëbimin e mercenarëve rusë nga Sudani dhe Libia

February 3, 2023
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara kanë rritur presionin ndaj aleatëve të tyre në Lindjen e Mesme për të dëbuar Grupin Wagner, një kontraktor ushtarak në pronësi të një oligarku me lidhje të ngushta me presidentin e Rusisë, nga Libia dhe Sudani, të goditura nga kaosi, i cili është zgjeruar gjatë viteve të fundit. Kjo u bë e ditur nga zyrtarët rajonalë për Associated Press.

Përpjekja e SHBA, e përshkruar nga zyrtarët, vjen ndërsa administrata e Biden po bën një shtytje të gjerë kundër mercenarëve. SHBA ka vendosur sanksione të reja ndaj Grupit Wagner në muajt e fundit për rolin e tij në zgjerimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Grupi është në pronësi të oligarkut rus Yevgeny Prigozhin , i cili ka lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin. Pentagoni e ka përshkruar atë si një zëvendësues të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse. Kremlini mohon çdo lidhje.

Administrata Biden ka punuar prej muajsh me fuqitë rajonale të Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, për të ushtruar presion ndaj udhëheqësve ushtarakë në Sudan dhe Libi për t’i dhënë fund lidhjeve të tyre me grupin.

Wagner ka vendosur mijëra operativë në vendet afrikane dhe të Lindjes së Mesme, duke përfshirë Malin, Libinë, Sudanin, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Sirinë.

Synimi i tij në Afrikë, thonë analistët, është të mbështesë interesat e Rusisë mes rritjes së interesit global në kontinentin e pasur me burime.

Ekspertët e të drejtave të njeriut që punojnë me SHBA, më 31 janar e akuzuan grupin për kryerjen e krimeve të mundshme të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në Mali, ku po luftojnë përkrah forcave qeveritare. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ramush Haradinaj: Kosova është me fat që gjendet përkrah Amerikës

Story i radhës

Përmes një fotosesioni joshës, Melinda paralajmëron projektin e ri

Të fundit nga

ShkoLartë