shba ja miraton shitjen e mundshme te sistemeve infra te kuqe f 16 ne tajvan 64e70e948fdc9

SHBA-ja miraton shitjen e mundshme të sistemeve infra të kuqe F-16 në Tajvan

August 24, 2023
1 minut lexim

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të sistemeve të kërkimit dhe gjurmimit me rreze infra të kuqe F-16 (IRST) dhe pajisjeve përkatëse në Tajvan me një kosto të vlerësuar prej 500 milionë dollarë, njoftoi Pentagoni, transmeton Anadolu.

Deklarata shton se Kongresi Amerikan u njoftua të mërkurën për shitjen e mundshme.

“Shitja e propozuar e këtyre pajisjeve dhe mbështetjes nuk do të ndryshojë ekuilibrin bazë ushtarak në rajon”, thuhet në deklaratë.

Në mars, administrata e presidentit amerikan Joe Biden miratoi një pako të shitjeve të armëve në Tajvan me vlerë rreth 619 milionë dollarë, e cila përfshinte municione për F-16 dhe pajisje shoqëruese.

Kina i ka bërë vazhdimisht thirrje Washingtonit që të ndalojë çdo përfshirje ushtarake ose shitje të armëve në Tajvan dhe ka sanksionuar kompanitë amerikane të shitjes së armëve.





MARKETING

RENT A CAR

eskobar sot ne shkup pritet te kete takim me pendarovskin kovacevskin e mickoskin 64e70d9d9aa09
Story i mëparshëm

Eskobar sot në Shkup, pritet të ketë takim me Pendarovskin, Kovaçevskin e Mickoskin

radhe kilometrike ne kakavije emigrantet kthehen ne grqi 64e70f42dccdb
Story i radhës

Radhë kilometrike në Kakavijë, emigrantët kthehen në Grqi

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e Mërkurë 21 Maj 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete ne qendër te vëmendjes sot. Do jeni te vetëdijshëm se partneri juaj është një person qe po e late pas dore mund t’iu ike përgjithmonë.
ShkoLartë