SHBA-ja me ndihmë të re ushtarake prej 300 milionë dollarë për Ukrainën

SHBA-ja do të dërgojë rreth 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë, përfshirë predha artilerie, mortaja, raketa ajër-tokë dhe municione, transmeton Anadolu.

Zyrtarët amerikanë deklaruan se paketa e ndihmës ushtarake prej gati 300 milionë dollarësh përfshinë gjithashtu raketat “Hydra-70”.

Zyrtarët, të cilët nuk deshën të zbulojnë emrat për shkak se ende nuk është shpallur zyrtarisht paketa e ndihmës, deklaruan se i gjithë municioni që do të dërgohet do të furnizohet nga stoqet e Pentagonit.

Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Ihor Klymenko ka njoftuar dje se vazhdojnë përgatitjet për ta dëbuar Rusinë nga territori ukrainas dhe se janë formuar 8 brigada të reja për kundërsulm.





Story i mëparshëm

Serie A/Sot luajnë Interi, Milani e Juventusi

Story i radhës

Një problem sigurie me një shtesë WordPress ekspozon mbi 1 milionë përdorues

Të fundit nga