ShBA-ja i vë sanksionet presidentit të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës

June 6, 2022
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vënë sanksione presidentit të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Marinko Çavara.

Ata po ashtu e kanë sanksionuar edhe Allen Seraniqin, dhe lajmi është bërë i ditur në ueb-faqen e Departamentit të Thesarit.

“Marinko Çavara dhe Allen Seraniq kanë ndjekur agjenda  etnonacionaliste dhe politike në dëm të institucioneve demokratike dhe qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka thënë Nënsekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian E. Nelson.

“Veprimet e sotme e demonstrojnë përkushtimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për stabilitet dhe prosperitet në Bosnjë dhe Hercegovinë”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kontesti Shkup-Sofje, Kovaçevski: Nuk ka propozim konkret nga Franca

Story i radhës

Rusët po vijnë. Ndikimi rus në Tiranë, real dhe i thellë, ju tregoj kur dhe si ka nisur-pse rrezikohet Kosova

Të fundit nga

ShkoLartë