shba ja i dhuron kosoves mbi 500000 doza te pfizerit 62066939beaef

SHBA-ja i dhuron Kosovës mbi 500,000 doza të Pfizerit

February 11, 2022
1 minut lexim

Kosova ka pranuar 515,970 doza të vaksinës Pfizer, që janë siguruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, falënderoi SHBA-në për këtë donacion, që në Kosovë erdhi përmes mekanizmit COVAX, që udhëhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Dita e sotme është një moment i rëndësishëm për të rikujtuar se përkundër humbjeve dhe vuajtjeve të mëdha që pandemia COVID-19 u ka shkaktuar popujve anembanë botës, kanë zbuluar edhe vlerat më të mëdha që kanë popujt, siç janë solidariteti dhe mbështetja në njëri-tjetrin, duke krijuar një aleancë të fuqishme njerëzore. Një aleancë e tillë është edhe kjo e organizuar përmes mekanizmit COVAX, që e ka bërë luftën tonë kundër COVID-19 definitivisht më të lehtë”, tha Latifi në ceremoninë për pranimin e vaksinave në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Latifi tha se vetëm përmes vaksinimit, Kosova mund t’i kthehet plotësisht normalitetit, andaj u bëri thirrje qytetarëve që të imunizohen kundër koronavirusit.

Ky nuk është donacioni i parë i vaksinave që SHBA-ja i ka dhuruar Kosovës. Vitin e kaluar, Uashingtoni dërgoi në Prishtinë një donacion prej mbi 500,000 dozash të kompanisë farmaceutike amerikane, Pfizer, përmes mekanizmit COVAX.

Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit në fund të marsit të vitit të kaluar, fillimisht me vaksina të dhuruara nga COVAX-i, por edhe nga shtete të tjera. Më pas autoritetet arritën edhe një marrëveshje me kompaninë Pfizer për blerjen e 1.2 milion dozave të vaksinës.

Deri më tani në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 45.11 për qind e popullatës. Në vend ka nisur edhe dhënia e dozave përforcuese dhe atyre të treta./REL

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

sabev linja ajrore sofje shkup ne te mire te turisteve 620667d5c5022
Story i mëparshëm

Sabev: Linja ajrore Sofje-Shkup, në të mire të turistëve

kryemadhi 1 8 milione dollare per bileta avioni administrata e incineratoreve me shume ne ajer se ne toke 620669ee6e551
Story i radhës

Kryemadhi: 1.8 milionë dollarë për bileta avioni, administrata e incineratorëve më shumë në ajër se në tokë

Të fundit nga

Moti për sot: Me diell e vranësira

Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa orëve të pasditës pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht të përqëndruara në zonën veriore. Era do të fryjë nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë