ShBA-ja heq nga “Lista e Zezë” disa figura të njohura të UÇK-së, tashmë të ndjerë

April 11, 2022
1 minut lexim

Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC), ka fshirë nga lista e të sanksionuarve ish-pjesëtarin e ndjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haradin Balën dhe katër figura të tjera shqiptare të cilat ishin pjesë e listës.

Arsyeja e largimit të tyre nga kjo listë është se ata kanë vdekur.

Bëhet fjalë për Haradin Balën, Jonuz Musliun, Sabit Gashin, Sait Rushitin dhe Xhemajl Hyseni. Ata janë shqiptarë, nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës.

Haradin Bala, ka vdekur në vitin 2018. Emri i tij, sipas raportimeve të mediave, kishte figuruar në listë, së paku para vdekjes së tij, në vitin 2018.

Bala, i dënuar për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, vdiq më 31 janar, 2018, në shtëpinë e tij në Drenas.

Jonuz Musliu, po ashtu ka ndërruar jetë në janar të vitit 2018.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ishte po ashtu pjesë e të sanksionuarve nga Departamenti amerikan i Thesarit. Që nga viti 2014, ai ishte kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, si dhe Kryetar Kuvendi në Bujanoc për disa mandate, ndërsa për herë të fundit ishte zgjedhur në vitin 2016.

Sait Rushiti, është një ish-pjesëtar i UÇK-së në Maqedoni. Ai vdiq në vitin 2010. Ishte njëri nga 22 të akuzuarit për rastin e dyshimit të keqtrajtimit të punëtorëve maqedonas të Mavrovës, gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni.

Xhemajl Hyseni ka ndërruar jetë më 2010.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Basha dhe Berisha shkëmbehen në kuvend, shmangin vështrimet e njëri-tjetrit

Story i radhës

Ky është reagimi i Nikolla Gruevskit pas shpalljes non grata në SHBA

Të fundit nga

ShkoLartë