shba ja e rusia perplasen per ukrainen ne keshillin e sigurimit 61f8e1024a6ff

ShBA-ja e Rusia përplasen për Ukrainën në Këshillin e Sigurimit

February 1, 2022
1 minut lexim

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë patën përleshje të ashpër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pasi ShBA-ja e thirri takimin për të diskutuar rreth grumbullimit të trupave ruse afër kufirit të Ukrainës.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se ky mobilizim është më i madhi që Evropa ka parë me dekada, shkruan BBC.

Në anën tjetër, homologu i saj rus i akuzoi Shtetet e Bashkuara për nxitje të histerisë dhe ndërhyrje të papranueshme në çështjet e Rusisë.

ShBA-ja dhe Britania e Madhe kanë premtuar sanksione shtesë, nëse Rusia e pushton Ukrainën. Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, tha se është duke u përgatitur legjislacioni me të cilin do të vihen në shënjestër një grup më i gjerë i bizneseve dhe individëve të afërt me Kremlinin.

Në takimin e së hënës në Këshillin e Sigurimit, ambasadori rus, Vasily Nebenzya, tha se nuk ka dëshmi që vendi i tij është duke planifikuar veprim ushtarak kundër Ukrainës dhe se grumbullimi i trupave ruse nuk është konfirmuar nga OKB-ja.

Kjo nuk është vetëm ndërhyrje e papranueshme në punët e brendshme të shtetit tonë, është gjithashtu një përpjekje për ta hutuar komunitetin ndërkombëtar rreth situatës së vërtetë në rajon dhe për arsyet e tensioneve të tanishme globale”, tha ai.

Në anën tjetër, ambasadorja amerikane, Thomas-Greenfield, tha se ShBA-ja vazhdon të besojë se ka zgjidhje diplomatike për krizën, por paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të vepronin me vendosmëri, nëse Rusia do ta pushtonte Ukrainën.

Ky është mobilizimi më i madh i trupave në Evropë me dekada dhe, përderisa po flasim, Rusia është duke dërguar edhe më shumë forca dhe armë për t’iu bashkuar atyre”, tha ajo.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

14 pyetje qe djemte duan tua bejne vajzave por nuk
Story i mëparshëm

14 pyetje që djemtë duan t’ua bëjnë vajzave, por nuk guxojnë

ne keto lagje do te kete nderprerje te rrymes sot 61f8e1f520df2
Story i radhës

Në këto lagje do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë