SHBA-ja do të vazhdojë komunikimin me vendet e rajonit kundër Koresë së Veriut

August 18, 2023
1 minut lexim

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së (Pentagon), lidhur me pretendimet se Koreja e Veriut do të kryejë testim rakete balistike ndërkontinentale (ICBM), njoftoi se do të vazhdojnë komunikimin e tyre me vendet e rajonit për çështjen e parandalimit, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Patrick Ryder, në një konferencë ditore për shtyp vlerësoi samitin që do të mbahet sot mes SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë, si dhe veprimet e Koresë së Veriut.

Pas pyetjes lidhur me pretendimit se Koreja e Veriut do të kryejë testimin e ICBM-së si kundërpërgjigje ndaj samitit në fjalë, Ryder tha se nuk mund të bëjë komente rreth një inteligjence për atë që Koreja e Veriut mund të bëjë ose nuk mund të bëjë.

“Për të qenë parandalues kundër sulmeve të mundshme potenciale, krahas partnerëve tanë Koresë së Jugut dhe Japonisë, ne do të vazhdojmë të përshpejtojmë komunikimin me vendet dhe partnerët e tjerë në rajon” tha Ryder.

Ai rikujtoi se më parë SHBA-ja i ka propozuar Koresë së Veriut kontakt diplomatik pa parakushte dhe deklaroi se “Koreja e Veriut nuk e preferoi këtë”.

Ndërkaq, ndaj pyetjes nëse samiti në fjalë është apo jo një mesazh për Kinën, Ryder dha përgjigjen që “Besoj se ky samit është një mesazh për gjithë botën dhe rajonin se sa të rëndësishme janë marrëdhëniet tona”.

Liderët e SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë sot do të takohen në Camp David në afërsi të kryeqytetit të SHBA-së, Washington.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

WhatsApp sjell një opsion që platformat rivale e ofrojnë prej kohësh

Story i radhës

Sllovaki, agjencia kundër krimit akuzon oficerët e lartë për korrupsion

Të fundit nga

ShkoLartë