SHBA-ja do të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas për F-16 në tetor

1 minut lexim

Pentagoni tha sot se trajnimi për avionët luftarakë F-16 pritet të fillojë për pilotët ukrainas në tetor në shtetin amerikan të Arizonës, transmeton Anadolu.

Stërvitja do të fillojë pas trajnimit në gjuhën angleze në shtator, u tha gazetarëve zëdhënësi Pat Ryder.

Trajnimi do të zhvillohet në bazën e Gardës Kombëtare Ajrore Morris në Tucson.

“Shtetet e Bashkuara së shpejti do të fillojnë trajnimin e ukrainasve për të fluturuar dhe mirëmbajtur avionët luftarakë F-16 në mbështetje të përpjekjeve ndërkombëtare për të zhvilluar dhe forcuar mbrojtjen afatgjatë të Ukrainës”, shtoi ai.





Story i mëparshëm

Vatra zjarri, flakët shfaqen në Belsh, Delvinë e Konispol

Story i radhës

Shqiptarët e Luganos nuk ia dalin në Belgjikë

Të fundit nga