SHBA-ja do ta ndihmojë së shpejti Ukrainën me 2.3 miliardë dollarë

July 2, 2024
min lexim

Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë Ukrainën së shpejti me mbi 2.3 miliardë dollarë, tha të martën sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë një takimi në Pentagon me homologun e vet ukrainas.

Ka disa muaj që zyrtarët ukrainas u bëjnë thirrje aleatëve të vet ta furnizojnë Kievin me më shumë kundërajrorë, në mënyrë që të mbrohet kundër sulmeve të shpeshta ajrore të forcave ruse.

Austin theksoi se ndihma e re më armë për Ukrainën do të përfshijë armë antitanke dhe armë për mbrojtje ajrore. Ajo do ta mundësojë gjithashtu përshpejtimin e blerjes së kundërajrorëve Patriot dhe NASAMS.

“Jam krenar që Shtetet e Bashkuara së shpejti do të njoftojnë për një ndihmë të re të sigurisë në vlerë më shumë se 2.3 miliardë dollarë për Ukrainën”, tha Austin.

Shtetet e Bashkuara e kanë ndihmuar Ukrainën me më shumë se 50 miliardë dollarë ndihmë ushtarake prej vitit 2022, kur Moska e nisi pushtimin e plotë të saj.

Por, ka shqetësime tani për të ardhmen e mbështetjes amerikane për Kievin, nëse Donald Trump i fiton zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Dy këshilltarë të rëndësishëm të Trumpit ia kanë paraqitur atij një plan për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë – nëse ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Plani përfshin edhe furnizimin e Ukrainës me më shumë armë amerikane vetëm nëse ajo futet në bisedime për paqe me Moskën.

Ky propozim do të shënonte një ndryshim të madh në qëndrimin e SHBA-së karshi luftës dhe do të kundërshtohej nga aleatët evropianë dhe nga anëtarë të vet Partisë Republikane.

Gjatë takimit me Austinin, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, tha se Ukraina mezi pret të bëhet anëtare e NATO-s.

“Shpresojmë se Ukraina do ta marrë ftesën së shpejti”, tha Umerov.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Kievi duhet të ftohet për t’iu bashkuar NATO-s në samitin e sivjetmë në Uashington, pasi dështoi të marrë ftesën në samitin e 2023-ës në Vilnius, pavarësisht lobimit.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg dhe Uashingtoni kanë thënë se nuk presin që gjatë samitit të 9-11 korrikut 32 anëtarët e aleancës ta ftojnë Kievin për t’iu bashkuar aleancës derisa Ukraina është në luftë me Rusinë.

Por Stoltenberg ka thënë se shpreson se samiti do të tregojë se Ukraina është duke lëvizur më afër anëtarësimit./REL

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rrezikohej të mbytej në Porto Palermo, policia shpëton 23-vjeçarin. Detajet

Story i radhës

Publikohen formacionet zyrtare të Austri – Turqi

Të fundit nga

LSDM zgjodhi kryesinë e re

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët
ShkoLartë