SHBA-ja kritikoi thirrjen e ministrit izraelit të financave për të zhdukur fshatin palestinez Huvara, duke e quajtur atë “të papërgjegjshme” dhe “të neveritshme”, transmeton Anadolu.
“Ashtu siç dënojmë nxitjen palestineze për dhunë, i dënojmë edhe këto komente provokuese që gjithashtu përbëjnë nxitje për dhunë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.
Ai i kërkoi kryeministrit izraelit Netanyahu dhe zyrtarëve të tjerë të lartë izraelitë që “t’i refuzojnë publikisht dhe në mënyrë të qartë dhe t’i mohojnë këto komente”.
Ministri izraelit i Financave Bezalel Smotrich tha se Huvara duhet të “fshihet” nga qeveria izraelite pas dhunës së fundit në fshatrat e pushtuara të Bregut Perëndimor pas vrasjes së dy vëllezërve izraelitë.