ShBA-ja del me vendim për Ambasadën e saj në Bjellorusi

February 28, 2022
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po pezullojnë operacionet në ambasadën amerikane në Bjellorusi.

Kjo për shkak të çështjeve të sigurisë, ka deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Departamenti i Shtetit i SHBA ka pezulluar operacionet në Ambasadën tonë në Minsk, Bjellorusi dhe ka autorizuar largimin vullnetar (“largimin e autorizuar”) të punonjësve jourgjent dhe anëtarëve të familjes në Ambasadën tonë në Moskë, Rusi.

Ne i morëm këto hapa për shkak të çështjeve të sigurisë që rrjedhin nga sulmi i pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse në Ukrainë”, tha Blinken të hënën në mëngjes.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Don Xhoni merr dhuratë të veçantë nga modelja ruse: Përgjithmonë bashkë

Story i radhës

Ukraina mbron gjithë Evropën

Të fundit nga

ShkoLartë