SHBA investon 50 miliardë dollarë për fuqizimin e industrisë së prodhimit të çipeve

September 6, 2022
1 minut lexim

Administrata Biden ka zbuluar detajet për investimin e 50 miliardë dollarëve në zhvillimin e industrisë së prodhimit të çipeve një muaj pasi presidenti Joe Biden nënshkroi një akt për mbështetjen e këtij sektori.

Departamenti i Tregtisë tha se financimi do të rivitalizojë industrinë e prodhimit të çipeve dhe të nxisë inovacionin duke krijuar vende të reja pune.

Mëse gjysma e fondit prej 28 miliardë dollarësh do të shkojë për nxitjen e prodhimit të çipeve logjike dhe të memories në SHBA duke përdorur proceset më të avancuara në përdorim.

Afro 10 miliardë dollarë do të shkojnë për prodhimin e çipeve për makinat, teknologji komunikimi, pajisje mjekësore dhe mbrojtje. Ndërsa 11 miliardë dollarë do të vihen në dispozicion për kërkim dhe zhvillim.

Do të duhen vite përpara se ky fond të japë frytet e veta me rritjen e prodhimit të çipeve në SHBA. Akti mori mbështetjen e të gjitha palëve politike në SHBA të cilat e shohin si adresimin e një shqetësimi në rritje, atë të një konflikti të mundshëm mes Kinës dhe Tajvanit, vendit ku prodhohen më shumë se gjysma e çipeve në mbarë botën. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

10 përfitimet shëndetësore nga marrëdhëniet e rregullta seksuale

Story i radhës

Arsenali refuzoi shansin ta transferojë yllin e Liverpoolit këtë verë

Të fundit nga

After Work Jackpots në Grand Casino Admiral

5 Shkup, 28 nëntor – Grand Casino Admiral, destinacioni juaj kryesor për argëtim dhe lojëra premium, i vendosur në Hotel Limak, në kompleksin Diamond të Shkupit, ka kënaqësinë të shpallë Jackpot-et e
ShkoLartë