SHBA: I mbështesim përpjekjet për hetim të korrupsionit në Maqedoninë e Veriut

Fuqishëm i mbështesim përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të kërkuar përgjegjësi nga ata që e keqpërdorin besimin e publikut për përfitime personale, deklaroi për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedonase zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, në pyetjen për iniciativën e Ministrisë së Punëve të Jashtme që të sanksionohen edhe në vendin tonë personat dhe subjektet që janë vendosur në listën e zezë të SHBA-së.

“Edhe pse nuk komentojmë për legjislacionin që pritet, ne përshëndesim dhe mbështesim fuqishëm të gjitha përpjekjet për hetim të aktiviteteve të dyshuara kriminale korruptuese, dhe të mbajnë përgjegjësi ata që e keqpërdorin besimin e publikut për përfitime personale”, deklaruan nga Departamenti i Shtetit.

Thonë se “reformat institucionale dhe ligjore që rrisin transparencën dhe forcojnë luftën kundër korrupsionit do të mirëpriteshin jo vetëm nga bashkësia ndërkombëtare, por edhe nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut”.

Sipas ndryshimeve të propozuara në Ligjin e masave kufizuese, aktet ligjore të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar do të jetë bazë e vlefshme për vendosjen e individëve ose kompanive në listën e sanksioneve vendase.

Burimi: alsat.mk

Story i mëparshëm

Prokuroria: 6 nxënës dyshohet se kanë montuar fotografitë e shoqeve të klasës, me qëllim që t’i ofendojnë dhe tallin

Story i radhës

“Respektoni vullnetin e popullit!” – Në burg për blerje votash, mbështetësit e Fredi Belerit protestë në Gjykatën Kushtetuese

Të fundit nga