SHBA, hiqen nga projektligji nenet që kushtëzonin blerjen e avionëve F-16 nga Turqia

December 7, 2022
min lexim

Në versionin përfundimtar për projektligjin e Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) që përfshin edhe buxhetin e mbrojtjes për vitin 2023 të SHBA-së, u hoqën nenet e vendosura nga Dhoma e Përfaqësuesve për të kufizuar blerjen e avionëve F-16 nga Türkiye, raporton Anadolu Agency (AA).

Komiteti i konferencës në të cilin ndodhen senatorë dhe përfaqësues nga të dy anët e Kongresit Amerikan, i dha formën e fundit projektligjit të NDAA i cili përfshin edhe buxhetin e mbrojtjes prej 857 miliardë dollarë.

Anadolu Agency ka siguruar tekstin e projektligjit të finalizuar i cili do të miratohet në Asamblenë e Përgjithshme të të dy anëve të Kongresit.

Në versionin e fundit të projektligjit nuk u përfshinë nenet që sigurojnë kushtet kufizuese për avionët F-16 ndaj Türkiye-s të cilat ishin pranuar duke u shtuar në versionin e projektligjit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe e cila ishte propozuar nga 18 përfaqësues, përfshirë Chris Pappas, përfaqësuesin demokrat në New Hampshire i cili njihet për afërsinë e tij me lobin grek, përfaqësuesin republikan në Florida, Gus Bilirakis, përfaqësuesen republikane të New Yorku-t, Nicole Malliotakis dhe përfaqësuesin demokrat të New Jersey, Frant Pallone.

Heqja e neneve në fjalë, erdhi pasi nenet e ngjashme të propozuara më parë nga senatori i New Jersey, Bob Menendez dhe nga senatori i Maryland, Chris van Hollen nuk u pranuan në versionin e Senatit për projektligjin e NDAA-së.

Në shtesat në fjalë të pranuara në Dhomën e Përfaqësuesve, ishte vendosur kushti që të mos kryhej shitja e avionëve F-16 dhe e kiteve (kompleteve) të modernizimit të F-16 ndaj Türkiye-s në kuadrin e Ligjit për Kontrollin e Eksportit të Armëve dhe se përjashtimi i këtij neni lidhej me kushtet që:

“Presidenti mund të zbatojë përjashtim nga ky nen pasi të paraqiten hapa konkretë në komisionet përkatëse të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve për të siguruar që shitja në fjalë prek interesat e rëndësishme të sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe që këto armë nuk do të shkelin në mënyrë të përsëritur hapësirën ajrore greke”.

Teksa nenet e propozuara nga Menendez dhe van Hollen nuk shtuan në projektligjin e Senatit, rikujtohet se projektligji i propozuar nga Pappas dhe mbështetësit e tij ishin pranuar dhe shtuar në Dhomën e Përfaqësuesve më 14 korrik.

Thuhet se në ndërmarrjen e këtij hapi nga Kongresi kanë ndikuar përpjekjet e bëra në Washington nga diplomatët turq dhe të Ministrisë së Jashtme.

Me heqjen e neneve përkatëse në komitetin e konferencës, Kongresit të SHBA-së iu hoq “asi” për të vendosur disa kufizime me arsyetime ligjore për blerjen e F-16 nga Türkiye, por për kryerjen e shitjes së armëve është e nevojshme të mos ketë kundërshtim nga Kongresi për njoftimin e shitjes të paraqitur nga administrata.

Kryesisht Menendez dhe anëtarët e tjerë të Kongresit që njihen për kundërshtinë ndaj Türkiye-s dhe afërsinë e tyre me lobin grek, në çdo mundësi deklarojnë se do të pengojnë shitjen e F-16 për Türkiye-n.

Türkiye kërkon nga SHBA-ja 40 avionë luftarakë të rinj F-16 Blok 70 dhe kit (komplet) modernizimi për 80 avionët në inventarin e saj.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Prodhimi industrial i Gjermanisë ka rënë paksa në tetor

Story i radhës

​VV thotë se Përparim Rama nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet e tij

Të fundit nga

Merkel: Çështja Brexit, një poshtërim ndaj BE

Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja gjermane shkruan se çfarë mund të kishte bërë më shumë për të ndalur Britaninë Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka
ShkoLartë