SHBA, grabitet me armë kongresisti amerikan në Washington

Kongresisti amerikan Henry Cuellar u grabit me armë teksa ishte me makinë në kryeqytetin Washington DC të hënën vonë, sipas raportimeve, trasmeton Anadolu.

Incidenti ka ndodhur në kryqëzimin midis rrugëve “K Street” dhe “New Jersey Avenue” në lagjen juglindore Navy Yard, raportoi CNN, duke cituar Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Menaxhimit të Emergjencave në DC.

Grabitësit i kanë marrë automjetin dhe bagazhin e përfaqësuesit të Teksasit, sipas The Washington Post.

Autoritetet thuhet se janë në kërkim të tre të dyshuarve meshkuj. Të paktën një nga grabitësit e makinës ishte i armatosur me armë.

Cuellar nuk u dëmtua në incident.





Story i mëparshëm

Valuta ruse përballet me luhatje të mëdha, zhvlerësohet sërish

Story i radhës

Zjarri në Pishë Poro – Darëzezë vijon prej 8 ditësh, avioni grek në operacion për shuarjen e flakëve

Të fundit nga