SHBA godet me saksione Mianmarin në prag të përvjetorit të grushtit të shtetit

February 1, 2022
min lexim

Në përvjetorin e parë të grushtit të shtetit në Mianmar, i cili shënohet më 1 shkurt 2022, Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione të reja ndaj individëve dhe subjekteve të lidhur me regjimin. Lajmi u njoftua të hënën nga Departamenti i Thesarit. Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja njoftuan gjithashtu sanksione.

Një vit pas grushtit të shtetit, Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanadanë, qëndrojnë krah popullit të Mianmarit ndërsa ata kërkojnë liri dhe demokraci”, tha në një deklaratë Brian Nelson, nënsekretar i Thesarit për çështje të Terrorizmit dhe Inteligjencën Financiare.

Ne do të vazhdojmë të shënjestrojmë ata që janë përgjegjës për grushtin e shtetit dhe dhunën e vazhdueshme, ata që kanë bërë të mundur represionit brutal të regjimit si dhe ata që i mbështesin ekonomikisht”.

Mes atyre ndaj të cilëve rëndojnë sanksione janë Prokurorja e Përgjithshme Thida Oo, Shefi i Gjykatës së Lartë Tun Tun Oo si dhe Kryetari i Komisionit Kundër Korrupsionit Tin Oo.

Dy subjektet ndaj të cilëve rëndojnë sanksione janë kompania KT Services & Logistics dhe Drejtoria e Prokurimit nën varësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Shërbimeve të Mbrojtjes. SHBA thotë se ata mbështesin regjimin ushtarak.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerët ndërkombëtarë për të trajtuar çështjen e abuzimit ë të drejtave të njeriut dhe për të nxitur regjimin që të ndalë dhunën, e të lirojë të gjithë të arrestuarit padrejtësisht, të lejojë qasje të papenguar humanitare e të rifusë Mianmarin në rrugën drejt demokracisë“, thuhej në një deklaratë të Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Individëve dhe subjekteve ndaj të cilëve janë vendosur sanksione, do t’u bllokohen pasuritë në kanë në SHBA.

Ushtria mori pushtetin falë një grushti shteti, më 1 shkurtit të vitit 2021, duke përmbysur qeverinë civile dhe duke arrestuar udhëheqësen de fakto Aung San Suu Kyi, si dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar regjimin për përfshirje në “akte brutale dhune kundër protestuesve pro-demokracisë”. Rreth 1,500 persona janë vrarë në protestat e dhunshme që kanë përfshirë vendin.

Qeveria amerikane ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të zonjës Suu Kyi, udhëheqese e Partisë Lidhja Kombëtare për Demokraci, Presidentit të larguar me forcë nga detyra, Win Myint si dhe protestuesve, gazetarëve e aktivistëve të të drejtave të njeriut, të arrestuar padrejtësisht që nga grushti i shtetit./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë rrezikoni nëse flini më shumë se 8 orë?!

Story i radhës

Mësoni nga rutina e mëngjesit e shefit Ekzekutiv të Google, bazohet në 3 gjëra të thjeshta

Të fundit nga

ShkoLartë