Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të pranojnë refugjatë ukrainas dhe se qeveria është e përgatitur t’i ndihmojë vendet evropiane fqinje me Ukrainën që të trajtojnë një fluks të shtuar të refugjatëve që ikin nga pushtimi rus, tha të enjten sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
“Ne jemi”, tha Psaki kur u pyet nga mediat nëse SHBA ishte e përgatitur të pranonte refugjatë ukrainas, duke shtuar, “Por ne sigurisht presim që një pjesë e madhe, nëse jo shumica, do të duan të shkojnë në Evropë dhe vendet fqinje.
Pra, ne jemi gjithashtu duke punuar me vendet evropiane se cilat janë nevojat, ku ka kapacitete. Polonia, për shembull, ku po shohim një fluks në rritje të refugjatëve gjatë 24 orëve të fundit.”
“Për disa kohë ne kemi qenë duke folur dhe bashkëpunuar me evropianët për këtë”, shtoi Psaki, shkuarn CNN.