Administrata e SHBA-së e cila u përgjigjet kërkesave të liderëve ukrainas për sistemin e mbrojtjes ajrore kundër Rusisë, po mendon të dërgojë bateritë e sistemit të mbrojtjes raketore Patriot në këtë vend, njoftojnë mediat amerikane duke u thirur në zyrtarë të lartë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët kanë bërë të ditur se plani është drejt fundit dhe se miratimi në fjalë do të jepet pa mbaruar kjo javë dhe se njoftimi zyrtar mund të bëhet më 15 dhjetor.
Ndërkohë vihet në dukje se lidhur me çështjen nuk është bërë ende ndonjë deklaratë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë ose Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon).
Zyrtari i SHBA-së e konfirmon për AA-në
Një zyrtar amerikan që ka folur për gazetarin e AA-së, ka konfirmuar se lajmet e paraqitura në media janë të sakta.
Zyrtari deklaroi se brenda ditës Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, shefi i Shtabit të SHBA-së, Mark Milley dhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan kanë zhvilluar bisedë të përbashkët me homologët e tyre ukrainas.
Zyrtari amerikan theksoi se një prej çështjeve kryesore të bisedës ishte që sistemi Patriot t’i jepet Ukrainës.
Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Patrick Ryder, në një konferencë ditore për media tha se vazhdojnë bisedimet e ngushta me Ukrainën për çështjen e nevojave të mbrojtjes. Ai nuk dha detaje lidhur me planin për sigurimin e sistemit Patriot.