shba diskutohet ndalimi i vizave per ekstremistet qe sulmojne palestinezet ne bregun perendimor 655b58f30c0ce

SHBA diskutohet ndalimi i vizave për “ekstremistët” që sulmojnë palestinezët në Bregun Perëndimor

November 20, 2023
1 minut lexim

Në SHBA po diskutohet mundësia për të vendosur ndalimin e vizave për “ekstremistët” që sulmojnë palestinezët në Bregun Perëndimor, të cilën presidenti Joe Biden e solli në rendin e ditës përmes një artikulli për “Washington Post”, transmeton Anadolu.

Në artikullin që Biden shkroi për gazetën “Washington Post” më 18 nëntor lidhur me zhvillimet në Gaza, duke theksuar se duhet të ndalet “dhuna ekstremiste” kundrejt palestinezëve në Bregun Perëndimor, potencoi se “SHBA është e gatshme të ndërmarrë hapat e saj dhe se në këtë përfshihet edhe ndalimi i vizave ndaj ekstremistëve që sulmojnë civilët”.

Jonathan Finer, zv.këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së i ftuar në programin “Face the Nation” që transmetohet në televizionin CBS, bëri të ditur se kanë shprehur shqetësimin që kanë nga sulmet e kolonëve hebrenj ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor.

“Ashtu siç e ka theksuar edhe presidenti (Biden) dhe siç po punojmë aktualisht, SHBA do të ndërmarrë disa hapa ndaj personave përgjegjës për dhunën kundrejt të pafajshmëve në Bregun Perëndimor, në këtë përfshihet edhe ndalimi i dhënies së vizave amerikane për këto persona”, u shpreh Finer.

Senatori Demokrat mbështetje ndaj Biden

Ndërkohë, senatori Demokrat, Chris Van Hollen, në një intervistë për CBS theksoi se janë të kënaqur se Biden po ndërmerr hapa kundër ngjarjeve të dhunës në Bregun Perëndimor.

“Mbështes plotësisht planin e Biden për vendosjen e ndalimit të kufizimit të vizave për personat që kanë histori dhune drejt civilëve të pafajshëm (në Bregun Perëndimor). Ky është një hap i parë shumë i rëndësishëm” tha Van Hollen.





MARKETING

RENT A CAR

serite galaxy s24 mund te debutojne me heret sesa kemi menduar 655b5872aabef
Story i mëparshëm

Seritë Galaxy S24 mund të debutojnë më herët sesa kemi menduar

berisha cfare provoi edi rama me amnistine qe i beri ilir beqes 655b59da5847a
Story i radhës

Berisha: Çfarë provoi Edi Rama me amnistinë që i bëri Ilir Beqës

Të fundit nga

ShkoLartë