SHBA, dëbimi nuk pengon prurjet e migrantëve nga Venezuela

October 30, 2022
min lexim

Pavarësisht ndryshimeve të fundit të politikës së administratës së Presidentit Biden për imigracionin dhe shtrëngimin e kufizimeve në kufi, emigrantët venezuelianë që hyjnë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të dorëzohen pranë organeve të rendit. Në materialin në vazhdim Zëri i Amerikës sjell disa nga mendimet e vetë emigrantëve.

Sipas një plani të ri të Shtëpisë së Bardhë, deri në 24,000 venezuelianë do të lejohen të qëndrojnë ligjërisht në SHBA për dy vjet, nëse kanë një mbështetje financiare amerikane.

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare thotë se procesi i ri “tashmë ka ulur hyrjet e parregullta të venezuelianëve” në kufi me më shumë se 85%.

Estefania Villarroel, nga Venezuela, ishte një nga katër personat e parë të autorizuar me kusht për të hyrë në vend përmes programit humanitar të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, i cili filloi të pranonte aplikimet më 18 tetor.

Mu dha leja për të qëndruar për dy vite pas një interviste të shkurtër”.

Ajo thotë se sapo mbërriti në aeroportin e Miamit në Florida, më 22 tetor, ajo u mor në pyetje për një kohë të shkurtër nga zyrtarët e kufirit. Procesi vazhdoi shpejt pasi motra e saj, garantuesja e saj ligjore, kishte paraqitur kërkesën më 20 tetor.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare njoftoi të shtunën se katër venezuelasit e parë kishin mbërritur në Shtetet e Bashkuara me avion nga Meksika, Guatemala dhe Peruja.

Programi i ri përcakton disa rregulla të rrepta që kërkojnë deportimin e shpejtë drejt Meksikës “pa bërë përjashtime” të të gjithë venezuelianëve pa dokumete që mbërrijnë në kufi përmes rrugëve tokësore.

Por kjo nuk e ka ndaluar rrjedhën e emigratëve venezuelianë, që nuk i plotësojnë kushtetet e reja, që të mbërrijnë çdo ditë në kufirin Yuma të Arizonës.

E di për rregullat e reja dhe gjithçka që po ndodh, por doja ta provoja”, thotë një migrante nga Venezuela.

Ajo e kaloi kufirin amerikan edhe pse e dinte se mund të deportohej në Meksikë. Zëri i Amerikës e pyeti nëse kishte frikë se do ta deportonin dhe çfarë planesh kishte.

Po, kam frikë dhe nuk di çdo të bëj”.

Ndërkohë Estefania Villarroel, e pranuar të jetojë me kusht për dy vite në Shtetet e Bashkuara, thotë se kishte fat të ishte mes 24 mijë emigratëve përfitues. Një përqindje e vogël, krahasuar me180 mijë emigrantë venezuelianë që u përpoqën të hynin në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

(VIDEO) Mickoski në Bullgari: Vijmë nga Maqedonia, flasim maqedonisht!

Story i radhës

Tirana mund Partizanin, Apolonia rikthehet te fitorja

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë