shba buxheti i mbrojtjes per 2023 do te jete 858 miliarde dollare 639254a2d4315

​SHBA: Buxheti i mbrojtjes për 2023 do të jetë 858 miliardë dollarë

December 8, 2022
1 minut lexim

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan miratoi sot Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare, i cili krijon kushtet që buxheti i mbrojtjes për vitin e ardhshëm të arrijë një rekord prej 858 miliardë dollarësh, që është 45 miliardë më shumë sesa propozoi presidenti amerikan Joe Biden.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një version kompromisi të ligjit me 350 anëtarë pro dhe 80 kundër, i cili tejkaloi shumë shumicën e dy të tretave të nevojshme për miratimin e ligjit dhe dërgimin e tij në Senat për votim.

Brenda buxhetit të parashikuar prej 858 miliardë dollarësh, ka edhe një rritje prej 4.6 për qind në pagat e ushtarëve, blerjen e armëve, anijeve dhe avionëve, përfshirë avionët luftarakë F-35, si dhe mbështetje për Tajvanin dhe Ukrainën.

Ligji përmban edhe një dispozitë të kërkuar nga shumë kongresistë republikanë, e cila bën thirrje për heqjen e vaksinimit të detyrueshëm kundër COVID-19 për pjesëtarët e forcave të armatosura.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

osmani brenda disa ditesh qartesohet cdo gje mbi zgjedhjet ne veri 639253af13b20
Story i mëparshëm

Osmani: Brenda disa ditësh qartësohet çdo gjë mbi zgjedhjet në veri

abdullahu konfirmon largimin 639254aec609b
Story i radhës

Abdullahu konfirmon largimin

Të fundit nga

ShkoLartë