SHBA, arrestohen 2 persona nën dyshimet për eksportimin e teknologjisë së aviacionit në Rusi

March 3, 2023
1 minut lexim

Dy shtetas amerikanë u arrestuan të enjten në qytetin Kansas City të SHBA-së për eksportimin e teknologjisë dhe pajisjeve të aviacionit në Rusi, njoftoi Departamenti Amerikan i Drejtësisë, transmeton Anadolu.

Cyril Gregory Buyanovsky (59) dhe Douglas Robertson (55) u akuzuan për “konspiracion, eksport të mallrave të kontrolluara pa leje, falsifikim dhe zbulim të të dhënave elektronike të eksportit dhe kontrabandë të mallrave në kundërshtim me ligjin amerikan”, thuhet në deklaratë.

Deklarata më tej shton se të dy furnizonin pajisje të aviacionit perëndimor për kompanitë ruse dhe ofronin “shërbime riparimi” përmes KanRus Trading Company, të cilën ata e zotëronin dhe operonin.

“Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me një dënim maksimal prej 20 vitesh burg për çdo akuzë të eksportimit të mallrave të kontrolluara pa licencë, deri në 10 vjet burg për çdo akuzë të kontrabandës dhe deri në 5 vjet burgim për çdo akuzë të komplotit dhe konspiracionit dhe për falsifikim të informacionit të eksportit”, thuhet më tej.

Më 28 shkurt 2022, katër ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë, autoritetet amerikane ndaluan një dërgesë me pajisje aviacioni në Rusi, ndërsa të pandehurit u informuan se kërkohej një leje për të eksportuar pajisje në Rusi.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Olta do ta fitojë Big Brother Vip Albania”

Story i radhës

“Zajednica nuk kalon”, Çfarë tha mbrëmë Albin Kurti pas përplasjes në Kuvend?

Të fundit nga

Albert Dabiqaj “Ylli i Javës” 

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 14-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit
ShkoLartë