shba akuzon kinen zhvilloi fshehurazi nje test berthamor duhet traktat i ri 69862e4408a41

SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri

February 6, 2026
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara akuzuan Pekinin të premten se ka kryer fshehurazi një test bërthamor në vitin 2020, ndërsa bënë thirrje për një traktat të ri dhe më të gjerë për kontrollin e armëve, i cili do të përfshinte Kinën si dhe Rusinë.



Akuzat, të bëra gjatë një konference globale për çarmatimin, nxorën në pah tensione serioze mes Uashingtonit dhe Pekinit në një moment kyç për kontrollin e armëve bërthamore, vetëm një ditë pasi skadoi traktati që kufizonte numrin e raketave dhe kokave-bërthamore amerikane dhe ruse.

“Mund të zbuloj se qeveria e SHBA-së është në dijeni që Kina ka kryer teste bërthamore shpërthyese, përfshirë përgatitje për teste me fuqi të përcaktuara në qindra tonë,” tha zv.sekretari amerikan i Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare, Thomas Di Nanno, në Konferencën për Çarmatimin në Gjenevë.

Ai tha se ushtria kineze “është përpjekur t’i fshehë testet pasi e di se ato shkelin angazhimet për ndalimin e testeve.”

Sipas tij, Kina ka përdorur metodën e quajtur “decoupling”, një teknikë për të ulur efektivitetin e monitorimit sizmik, me qëllim fshehjen e aktiviteteve nga komuniteti ndërkombëtar.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

transfuziologjia ne tetove me kushte bashkekohore elezi vazhdojme misionin human 69862de2ae055
Lajmi i mëparshëm

Transfuziologjia në Tetovë me kushte bashkëkohore, Elezi: Vazhdojmë misionin human

se shpejti kamerat nga safe city do te aktivizohen edhe ne struge e oher 6986343be1c5a
Lajmi i radhës

Së shpejti kamerat nga “Safe City” do të aktivizohen edhe në Strugë e Ohër

Të fundit nga

Guardiola e mbron qëndrimin e tij

Pep Guardiola mbrojti qëndrimin e tij për të folur rreth konflikteve globale duke pyetur: “Pse të mos shpreh atë që ndjej, vetëm sepse jam trajner?” Të martën, trajneri i Manchester City tha
ShkoLartë