SHBA, 70 për qind e qytetarëve nuk duan kandidimin e sërishëm të Bidenit për president

December 12, 2022
1 minut lexim

Në një anketë të zhvilluar në SHBA, 70 për qind e pjesëmarrësve deklaruan se nuk duan që presidenti amerikan Joe Biden të kandidojë për herë të dytë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni CNCBC dhe kompania “All-America Economic Research” zhvilluan një anketë në SHBA lidhur me zgjedhjet 2024.

Sipas anketës, 70 për qind e qytetarëve të SHBA-së kanë deklaruar se nuk duan kandidimin e sërishëm të Bidenit në vitin 2024.

Përderisa 57 për qind e votuesve të Partisë Demokratike kanë thënë se lideri demokrat Biden nuk duhet të jetë kandidat për mandatin e dytë, kjo normë në mesin e republikanëve është 86 për qind ndërsa në mesin e votuesve që e cilësojnë veten të pavarur është në nivelin 66 për qind.

Ndërkohë, 46 për qind e pjesëmarrësve të cilët në tetor menduan se Biden e ka kryer mirë detyrën e tij si president, ka rënë në 41 për qind në muajin nëntor ndërsa norma e atyre që nuk i miratojnë politikat e Bidenit, nga 50 është rritur në 54 për qind.

Teksa ka mbetur 38 për qind norma e pjesëmarrësve në anketë që miratojnë politikat ekonomike të Bidenit, bëhet e ditur se vetëm 14 për qind e pjesëmarrësve kanë thënë se ekonomia është shumë mirë.

Shumica e pjesëmarrësve kanë theksuar se nuk duan që Biden të kandidojë sërish duke treguar si arsye moshën dhe gjendjen e tij shëndetësore. Sipas anketës, 61 për qind nuk duan kandidim edhe për një mandat tjetër të ish-presidentit Donald Trump, i cili muajin e kaluar njoftoi kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale 2024.

Më tej thuhet se 61 për qind e të anketuarve, përfshirë 37 për qind të republikanëve, 61 për qind të pjesëmarrësve të pavarur dhe 88 për qind të demokratëve thanë se nuk duan që Trump të kandidojë për një mandat të dytë.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Keqtrajtimi i refugjatëve në Bullgari, Kroaci dhe Rumani

Story i radhës

Shkupi mbetet i bllokuar, transportuesit kërkojnë t’u paguhet borxhi

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë