shba 23 viktima nga tornadot ne mississippi 641f289902362

SHBA, 23 viktima nga tornadot në Mississippi

March 25, 2023
1 minut lexim

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën për shkak të tornadove dhe stuhive të forta që goditën rajonin e Mississippit në SHBA, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Mississippit thuhet se të paktën 23 persona kanë humbur jetën për shkak të tornadove dhe stuhive.

Në një postim nga llogaria e agjencisë në Twitter konfirmohet numri i viktimave dhe thuhet se “janë plagosur dhjetëra persona ndërsa 4 të tjerë llogariten si të zhdukur” dhe “fatkeqësisht pritet që kjo shifër të rritet”.

Guvernatori i Mississippit, Tate Reeves në një postim nga llogaria në Twitter tha se kanë mundësuar mbështetjen mjekësore për të prekurit nga tornadot dhe se kanë rritur numrin e ambulancave dhe automjeteve të tjera të situatës emergjente. Ai tha se po vazhdojnë në mënyrë aktive punimet e kërkim-shpëtimit.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik (NWS) para katastrofës ndau paralajmërimin se “një tornado po shkon drejt zonës Rolling Fork” në rajon si dhe mesazhin “Fshihuni menjëherë për të mbrojtur jetën tuaj”.





MARKETING

RENT A CAR

kurti besa bese se dardanet do te na bejne krenar 641f281fd7c72
Story i mëparshëm

Kurti: “Besa-Besë” se Dardanët do të na bëjnë krenar

shqiperi biznesi dhe nevoja per fuqi punetore te kualifikuar 641f2a3f192bf
Story i radhës

Shqipëri, biznesi dhe nevoja për fuqi punëtorë të kualifikuar

Të fundit nga

ShkoLartë