Shatërvani Trevi në Romë dhe miliona monedha që hedhin vizitorët

October 20, 2024
min lexim

Një nga traditat më të vjetra për vizitorët në Romë është hedhja e një monedhe në shatërvanin e famshëm Trevi përpara largimit nga ‘qyteti i përjetshëm’. Sipas gojëdhënës, monedha duhet hedhur me dorën e djathtë mbi supin e majtë ndërsa i ke kthyer shpinën shatërvanit. Por ku shkojnë monedhat e hedhura në shatërvanin e ‘fatit’ nga miliona turistë nga mbarë bota që vizitojnë destinacionin e rrallë që i përket shekullit të 18?

Për një turist që viziton për herë të parë Romën dhe dëshiron të rikthehet në ‘qytetin e përjetshëm’ mjafton hedhja e një monedhe në shatërvanin Trevi dhe shprehja e dëshirës, të paktën kështu thotë gojëdhëna.

Çdo vit miliona turistë vizitojnë Romën dhe hedhin miliona monedha në shatërvanin Trevi. Por ku shkojnë këto para?

Për më shumë se 15 vjet, falë një marrëveshje me qytetin e Romës, shoqata bamirëse katolike ‘Caritas’ ka përdorur rreth një milion e gjysmë monedha të mbledhura çdo vit për të financuar aktivitetet bamirëse.

Dy herë në javë, punonjësit e kompanisë ACEA, që furnizon Romën me ujë dhe energji, i mbledh monedhat e hedhura në shatërvan.

“Mbledhja e monedhave bëhet me një pompë dhe pajisje specifike”, thotë Marco Tesan, menaxher i ujësjellësit.

Tradita kërkon që t’i ktheni shpinën shatërvanit kur hidhni monedhën dhe shpesh herë aty bien edhe gjëra të tjera.

“Siç mund ta imagjinoni, kemi gjetur byzylykë, varëse qafe dhe shumë gjëra të tjera”, thotë zoti Tesan.

Gabriela Finxton, turiste nga Kili, thotë se është e kënaqur që paratë shfrytëzohen për bamirësi.

“Më pëlqen që këto para shfrytëzohen për bamirësi. Është mjaft e çmueshme që paratë e mbledhura nga ky qytet i shenjtë përdoren për të ndihmuar njerëzit në nevojë në të gjithë botën. Ky gjest është një shenjë shprese, ndihme dhe bamirësie që të jep gëzim”.

Hamid Jahani është turist nga Australia.

“Është mënyra e duhur që paratë e hedhura nga turistët në shatërvan të shkojnë tek të varfëritë. Kjo ndjenjë e njerëzve që hedhin monedhat udhëton dhe shkon tek ata njerëz në nevojë që i marrin ato”.

Në çantat e bardha të shoqatës ‘Caristas’ hidhen monedhat e mbledhura në shatërvan. I gjithë procesi zhvillohet në prani të policisë bashkiake, e cila rrethon zonën. Çantat me monedha peshohen dhe shënohen në raportin zyrtar të policisë, duke siguruar transparencën e procesit.

Vullnetarët e shoqatës ‘Caritas’ i pastrojnë monedhat, i ndajnë në bazë të shteteve që u përkasin dhe i konvertojnë në monedhën euro.

Drejtori i shoqatës ‘Caritas’, Giustino Trincia, thotë se gjatë viteve të fundit janë mbledhur rreth 1.3 deri 1.5 milionë euro.

“Mbi 50% e parave të mbledhura shkojnë për familjet e varfra në të gjithë botën. Shumica e turistëve që hedhin monedhat në shatërvanin Trevi vijnë nga vende të ndryshme të botës. Por edhe në Itali ka shumë familje të varfra që janë nga pjesë të ndryshme të botës, jo nga Evropa”.

Me paratë e mbledhura financohen shumë projekte në ndihmë të familjeve të varfra, që nga ushqimet, qendrat mjekësore, ilaçet apo të tjera. Një dëshirë e shprehur tek shatërvani Trevi për të vizituar përsëri Romën, e tjetërsuar në një bekim për njerëzit në nevojë./VOA

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

I akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre, arrestohet ish-deputeti i PS

Story i radhës

Gresa: Rezarti është personi më i ulët këtu në shtëpi

Të fundit nga

Gjendja në gjyqësor akoma mbetet e njëjtë!

9 Shkup, 26 nëntor – Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi
ShkoLartë