shasivari takohet me sveclen ne budva fokus te siguria dhe lufta kunder krimit 6aeda6e3918c3

Shasivari takohet me Sveçlën në Budva, fokus te siguria dhe lufta kundër krimit

November 6, 2026
1 minut lexim

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, ka zhvilluar takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në kuadër të Forumit Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme, që po mbahet në Budva.

Në takim, Shasivari dhe Sveçla kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional mes dy vendeve, me fokus në koordinimin e institucioneve, shkëmbimin e përvojave dhe intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona ka rëndësi të veçantë për garantimin e sigurisë, sundimin e ligjit dhe stabilitetin rajonal. Koordinimi institucional dhe shkëmbimi i përvojave janë thelbësore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka theksuar Shasivari.

Ai ka vlerësuar se Kosova dhe Maqedonia e Veriut ndajnë orientimin drejt integrimit evropian dhe përgjegjësinë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

brooks nader shfaqet si lepurushja e playboy mahnit me veshjen provokuese gjate xhirimeve 6aed8c448f0f5
Lajmi i mëparshëm

Brooks Nader shfaqet si lepurushja e Playboy, mahnit me veshjen provokuese gjatë xhirimeve

kosova dhe shqiperia sterviten bashke ne prevalle per kerkimshpetim malor 6aeda7423d610
Lajmi i radhës

Kosova dhe Shqipëria stërviten bashkë në Prevallë për kërkimshpëtim malor

Të fundit nga

Biznesi kërkon dialog me qeverinë për paketën fiskale 2027

Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë një mekanizëm të qëndrueshëm konsultimi me qeverinë, veçanërisht për hartimin e politikave fiskale. Shqetësimet u ngritën gjatë panelit “Konkurrueshmëria e Ekonomisë Shqiptare, Sfidat dhe Rreziqet”, në Pallatin e
ShkoLartë