Modelja e njohur Brooks Nader ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje tejet joshëse, duke u shfaqur e veshur si një lepurushe e Playboy-t gjatë xhirimeve të një projekti sekret filmik.
29-vjeçarja u fotografua në një studio në Los Angeles, ku ekspozoi format e saj trupore me një kostum të zi, të ngushtë dhe me dekolte të thellë.
Veshja e saj përfshinte gjithashtu një jakë të bardhë me papion të zi, si dhe mansheta në të njëjtin stil. Në kostum kishte të vendosur edhe një rozë të bardhë me logon e Playboy-t, shkruan The Sun, transmeton “Bota sot”.


Brooks dukej elegante me një grim të theksuar të syve, vetulla të holla dhe buzë të lyera në ngjyrë rozë. Pamjen e kompletoi me flokë kaçurrela të lëshuara dhe veshë lepurushe.
Në një tjetër fotografi, modelja shihej duke folur në telefon, ndërsa flokët i kishte të vendosur në kaçurrela me kapëse.

Për shkak të temperaturave të ulëta në ambientet e xhirimeve, ajo u mbështoll me një rrobë të trashë gri dhe u pa duke ecur me çizme të markës Ugg.
Deri më tani nuk është bërë e ditur se për cilin projekt filmik po realizonte xhirimet Brooks Nader.

Burimi: botasot.info

