Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, bëri me dije se është zhvilluar një stërvitje e përbashkët në kërkimshpëtimin malor ndërmjet efektivëve të bazës së mbështetjes dhe emergjencave civile – BMEC të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Stërvitja, sipas Nufit, është zhvilluar mes datave 2-5 nëntor 2026 në Prevallë të Prizren.
Kjo e cila “shërbeu për shkëmbimin e përvojave, testimin e pajisjeve të reja dhe praktikimin e teknikave të kërkim-shpëtimit, përfshirë evakuimin e një personi të dëmtuar në terren malor”.
“Një aktivitet që forcon bashkëpunimin në shërbim të jetës, si dhe kontribuon në forcimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe konsolidimin e bashkëpunimit ndërmjet dy strukturave”, tha Nufi në një postim në Facebook.
Burimi: botasot.info


