shasivari asnje dhunues nuk duhet te mbetet i pandeshkuar 6afb0fa2123ea

Shasivari: Asnjë dhunues nuk duhet të mbetet i pandëshkuar!

November 16, 2026
1 minut lexim
shasivari

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka dënuar ashpër dhunën ndaj grave, pas rrahjes brutale të 26-vjeçares në Ohër dhe rastit tragjik të 17-vjeçares që humbi jetën.

Ai kërkoi nga policia, prokuroria dhe gjykatat të veprojnë urgjentisht, pa presione, privilegje apo standarde të dyfishta.

Shasivari theksoi se Kodi i ri Penal forcon mbrojtjen e viktimave dhe parasheh dënime më të ashpra për format e rënda të dhunës.

“Asnjë grua nuk duhet të jetojë me frikë dhe asnjë autor i dhunës nuk duhet të besojë se mund të mbetet i paprekshëm”, porositi Shasivari, duke kërkuar zbatim të përpiktë të ligjit dhe përgjegjësi institucionale.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

me fustan te zi transparent dakota johnson shkelqen ne daljen romantike me mgk ne 6afb0f9e8dfd2
Lajmi i mëparshëm

Me fustan të zi transparent, Dakota Johnson shkëlqen në daljen romantike me MGK-në

Të fundit nga

ShkoLartë