marreveshja per sigurime sociale kosove austri ministri hoti sjell detajet 6afb2aa11635a

​Marrëveshja për sigurime sociale Kosovë-Austri, ministri Hoti sjell detajet

November 16, 2026
1 minut lexim

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur sot se marrëveshja për Sigurime Sociale ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, teksti i së cilës tashmë është dakorduar, pritet të kalojë së shpejti procedurat e nevojshme dhe të nënshkruhet.

Hoti gjatë një takimi me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, theksoi se kjo marrëveshje do të mundësojë njohjen dhe bashkërendimin e periudhave të sigurimit dhe realizimin e të drejtave pensionale për qytetarët që kanë punuar në të dyja vendet, raporton KosovaPress.

Qytetarët e Kosovës që kanë jetuar dhe punuar një kohë të gjatë në Austri do të kenë të drejtën të përfitojnë dhe të marrin pensionin e tyre në Kosovë pas arritjes së moshës së pensionimit.

Koordinimi i skemave siguron që lëvizja e punëtorëve nga njëri shtet në tjetrin të mos ua cenojë të drejtat pensionale dhe sociale. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shasivari asnje dhunues nuk duhet te mbetet i pandeshkuar 6afb0fa2123ea
Lajmi i mëparshëm

Shasivari: Asnjë dhunues nuk duhet të mbetet i pandëshkuar!

von der leyen shqiperia po ben perparim mbreselenes drejt be se ekziston nje vrull i ri per zgjerimin 6afb2afc98f1b
Lajmi i radhës

​Von der Leyen: Shqipëria po bën përparim mbresëlënës drejt BE-së, ekziston një vrull i ri për zgjerimin

Të fundit nga

BE miraton bashkimin e madh bankar

Italia UniCredit ka marrë miratimin e pakushtëzuar të BE-së për blerjen e Commerzbank të Gjermanisë, njoftoi sot Komisioni Evropian. Në mesin e tetorit, UniCredit njoftoi se kishte marrë miratimin nga organi mbikëqyrës
ShkoLartë