Aktorja e njohur Dakota Johnson ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në një mbrëmje romantike me reperin dhe këngëtarin Machine Gun Kelly (MGK), duke treguar se romanca mes tyre po vazhdon të jetë e fortë.
Aktorja 37-vjeçare dhe muzikanti 36-vjeçar janë parë së bashku gjatë një daljeje në West Hollywood. Lidhja e tyre thuhet se po bëhet gjithnjë e më serioze, pasi thashethemet për romancën mes tyre nisën të qarkullonin në muajin shtator.
MGK, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, e shoqëroi Dakotën në një aktivitet të organizuar për filmin e saj të ri, “Flesh Impact”. Pas përfundimit të aktivitetit, dyshja u drejtua drejt hotelit të njohur “Sunset Tower”, ku kaluan mbrëmjen së bashku, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.

Ylli i filmit “Fifty Shades” u shfaq me një fustan të zi, transparent dhe me prerje të hapur në pjesën e dekoltesë, të cilin e kishte kombinuar me një xhaketë gëzofi që i zbulonte supet. Ajo e kompletoi pamjen me këpucë me taka dhe rripa të hollë, një çantë elegante dhe dy varëse diamanti.
Ndërkohë, MGK kishte zgjedhur një stil më të thjeshtë, me bluzë të bardhë dhe xhinse blu, ndërsa një këmishë të kuqe me kuadrate e kishte lidhur rreth belit. Këngëtari e përfundoi veshjen me çizme të kuqe me platformë dhe një kapelë dimërore në të njëjtën ngjyrë.

Dakota Johnson ishte më parë në një lidhje tetëvjeçare me këngëtarin e grupit “Coldplay”, Chris Martin, nga i cili u nda në qershor të vitit 2025. Ndërsa MGK kishte qenë në lidhje me aktoren Megan Fox, deri në nëntor të vitit 2024.
Burimi: botasot.info


