shasha vuciq shkoi ne moske dhe gjate konferences poshteroi presidentin e keshillit evropian 682367bbadb39

Shasha: Vuçiq shkoi në Moskë dhe gjatë konferencës poshtëroi presidentin e Këshillit Evropian

May 13, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka nisur sot një vizitë zyrtare në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, një iniciativë që synon të përforcojë angazhimin e Bashkimit Evropian në rajon.

Megjithatë, ndalesa e tij në Serbi ka ngjallur reagime të ashpra nga figura politike dhe organizata të ndryshme evropiane.

Pavarësisht thirrjeve për të anashkaluar Beogradin, Costa ka vendosur të zhvillojë takime zyrtare në Serbi.

Kjo ka nxitur kritika të forta, përfshirë nga raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

Në një postim në platformën “X” (ish-Twitter), Terras ka deklaruar se Costa ka vendosur të takohet me “mikun e ngushtë të Kremlinit”, duke iu referuar presidentit serb Aleksandar Vuçiq, përkundër kundërshtimeve të eurodeputetëve.

Në një reagim tjetër, drejtori ekzekutiv i organizatës EPIK, Demush Shasha, ka theksuar përplasjen mes qëndrimeve të BE-së dhe veprimeve të Vuçiqit.

“BE-ja i bëri thirrje Vuçiqit të mos shkonte në Moskë. Jo vetëm që Vuçiq shkoi në Moskë, por sot ai praktikisht e poshtëroi Kostën personalisht duke theksuar se detyra e tij është ‘të mos dëgjojë askënd, por t’i shërbejë popullit serb’, duke shtuar me një buzëqeshje të ironizuar ‘Unë gjithmonë do të sillem kështu’,” deklaroi Shasha.

Vizita e Costas pritet të vazhdojë në vendet e tjera të rajonit, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Megjithatë, ndalesa në Serbi tashmë ka lënë një hije mbi këtë turne diplomatik, duke ngritur pyetje mbi mesazhin që BE po përcjell në një moment të ndjeshëm për stabilitetin dhe orientimin gjeopolitik të Ballkanit Perëndimor.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

taravari e pranon se po dalin nga qeveria 681fb8cfde45f
Story i mëparshëm

DW: Taravari çdoherë vendos interesin personal mbi interesat e shqiptarëve

coinbase behet kompania e pare e kriptovalutave qe i bashkohet indeksit sp 500 68236a899b1d5
Story i radhës

Coinbase bëhet kompania e parë e kriptovalutave që i bashkohet indeksit S&P 500

Të fundit nga

ShkoLartë